Vela: Regjimi Vuçiqit pretendon rrejshëm se në veri ka një realitet të ri politik dhe juridik

Prishtinë | 29 Dhj 2022 | 20:00 | Nga Ekonomia Online

Këshilltari i Presidentes Osmani, Blerim Vela ka thënë se pushteti i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq po pretendon rrejshëm se në veri të Kosovës ka ndryshuar realiteti politik dhe juridik pas heqjes së barrikadave.

Ai ka thënë se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të bazohen vetëm në njohje të ndërsjellë, barazi dhe reciprocitet.

“Barrikadat në Kosovës, të vendosura nga strukturat ilegale të Serbisë, po hiqen. Megjithatë, cfarë mbetet është përpjekja e regjimit të Vuçiqit për t’i normalizuar veprimet e fshehta, dhunën dhe kërcënimet me agresion një normë në marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë”, ka shkruar ai.

“Kosova dhe Serbia mund të ndërtojnë marrëdhënie vetëm mbi bazën e njohjes së ndërsjellë, barazisë dhe reciprocitetit. Regjimi i Vuçiqit rrejshëm po pretendon se ka një realitet të ri politik dhe juridik në veri të Kosovës”, ka shtuar Vela.

Vela gjithashtu thënë se Policia e Kosovës dhe institucionet tjera, po kryejnë detyrat e tyre në të gjithë territorin e vendit, përfshirë veriun. 

Të ngjashme