Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për situatën në Veri të Kosovës.
Ai ka përmendur se gjatë ditës së sotme ka pasur sulme ndaj NATO’s e KFOR’it prej grupeve kriminale në Veri.
Sipas Velës, duhet të ndërmerren veprime menjëherë për të de-përshkallëzuar situatën.
”Sulmet ndaj NATO’s dhe KFOR’it dhe gazetarëve janë kriminelë dhe të papranueshëm. Siç e ka bërë jashtëzakonisht të qartë Quint – duhet të ndërmerren veprime menjëherë për të de-përshkallëzuar dhe ulur tensionet”, ka shkruar Vela në Twitter teksa shpërndau reagimin e Osmanit.