Vela: Verzioni i statutit të Asociacionit që u dorëzua dje, i ngjashëm me atë të Vojvodinës

Prishtinë | 03 Maj 2023 | 13:31 | Nga Ekonomia Online

Shefi i kabinetit të Presidencës, Blerim Vela, ka thënë se verzioni i statutit të Asociacionit që e dorëzoi Ekipi Menaxhues në Bruksel, është shumë i ngjashëm më statutin e Vojvodinës në Serbi.

“Ekipi Menaxhues i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dorëzoi versionin e statutit të Serbisë, i cili është shumë i ngjashëm me statutin e Vojvodinës”, ka shkruar Vela.

Sipas tij qëllimi i autoriteteve serbe është rikonstituimi i autoritetit autonom të Serbisë, me qëllim që institucionet e Kosovës të jenë të pavlefshme.

“Ky Asociacion nuk do të kalojë”, ka deklaruar Vela.

Të ngjashme