Veliaj e dërgon në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e tij

Erion Veliaj
Prishtinë | 29 Sht 2025 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Erion Veliaj, i shkarkuar më 25 shtator nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ka dërguar një ankesë në Gjykatën Kushtetuese kundër vendimit të Këshillit të Ministrave.

Në kërkesën e tij, Veliaj argumenton se neni 62 i Kushtetutës nuk mund të zëvendësojë nenin 115, por duhet interpretuar në harmoni me të. Sipas tij, shkarkimi pa prova për shkelje të rënda është i paligjshëm dhe bie ndesh me Kushtetutën.

Qeveria shqiptare kishte miratuar shkarkimin e Veliajt pas propozimit të Këshillit Bashkiak, me arsyetimin se ai nuk ishte paraqitur në detyrë për tre muaj rresht.

Ankimi i Veliajt në Kushtetuese pezullon përkohësisht ekzekutimin e vendimit dhe vonon procesin për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në kryeqytetin shqiptar.

Të ngjashme