Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ngushëlloi familjarët e viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari, i cili ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.
“Fort i trishtueshëm lajmi për tragjedinë e aksidentit të udhëtarëve nga Maqedonia e Veriut në Bullgari. Ngushëllime familjeve”, ka shkruar Veliaj në Twitter.
Deri tani raportohet për 45 viktima, kryesisht të rinj të cilët po ktheheshin nga një ekskursion nga Turqia në Shkup.