Teksa pjesa më e madhe e kryebashkiakëve të vendit e kanë njohur 30 qershorin si datë zgjedhjesh, në bashkitë e drejtuara nga opozita, kryebashkiakët e tyre presin që zgjedhjet e ardhshme të zhvillohen sipas dekretit të Presidentit më 13 tetor.
“Në momentin që KQZ zyrtarizon vendimin e zgjedhjeve, ata që nuk janë më në detyrë lënë detyrën. Mblidhet Këshilli Bashkiak e merr mandatet e tyre. Pasi ata marrin mandate, organizohet një ceremoni, ku kreu i ri i Bashkisë betohet”, ka thënë Veliaj, transmeton Top Channel.
“Me ligj, nga ai moment është firma e atij personi, është kodi i tij në thesar, janë urdhrat e tij të punës. Betimi noterizohet nga Prefekti, i cili jep kreut të ri të bashkisë edhe vulën, firmën dhe kodin në thesar. Bashkia nuk është ndërtesa. Kushdo që është aq i marrë, pasi Luli i ka çuar në opozitë dhe i ka lënë pa punë, do të futet edhe në burg se mban bashkinë, i futet një aventure të paimagjinueshme”, tha Veliaj.