Veliaj: Teatri i Ri, bast i fituar

Prishtinë | 13 Gus 2018 | 16:05 | Nga

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj komentoi sërish çështjen e Teatrit të Ri Kombëtar, duke shprehur bindjen se projekti ka mbështetjen e shumicës së qytetarëve, pavarësisht debateve politike.

“Jam i bindur se edhe në debatin që kemi sot për teatrin, në fund të ditës nuk do prevalojnë bindjet politike të secilit. Në fund të ditës do prevalojë çfarë qyteti do lëmë për fëmijët. Do lëmë inatet tona si monumente të qytetit apo do lëmë një infrastrukturë moderne, që fëmijët e gjeneratës tjetër të shkojnë në një teatër ku nuk do ngrijnë së ftohti, ku nuk do plasin vape, ku higjiena do respektohet në të gjithë infrastrukturën e vet. Fakti që bashkia me gjithë aleatët e vet e ka marrë për zemër këtë çështje, besoj se është një bast i fituar për ne”.

Tirana ka gati të parin plan strategjik për të krijuar një qytet miqësor për fëmijët e moshës 0-5 vjec. Drafti është hartuar nga studentët e Harvardit dhe Bashkia e Tiranës.

“Po prodhojmë një ‘mini-kushtetutë’ të qytetit, për mënyrën sesi do të trajtojmë çështjen e fëmijëve dhe të miturve në qytetin tonë. Ndaj, besoj se është një evoluim edhe në mentalitet dhe jo vetëm evoluim në terren”.

Duke pasur në qendër të politikave të saj fëmijët dhe të rinjtë, Bashkia e Tiranës do të transformojë edhe Piramidën në qendrën më të madhe multifunksionale, e fokusuar kryesisht në arsimimin digjital, por dhe të artit e kulturës, raporton tvklan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme