Veliaj thotë se mos takimi me të nuk ka shpjegim

Prishtinë | 11 Shk 2020 | 13:52 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke vizituar sot Tiranën, si vizitë e parë zyrtare në krye të Qeverisë së Kosovës.

Përgjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin shqiptar, Kurti takoi kryeministrin Edi Rama, Kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, presidentin Ilir Meta, liderin e PD-së, Lulzim Basha.

Në agjendën e tij parashihej që të takonte edhe kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Por një gjë e tillë nuk u bë, pasi takimi është anuluar, anipse pritje e ngrohtë ishte paraparë t’i bëhej Kurtit në Tiranë.

Në një intervistë të Veliajt dhënë thuhet se takimi është anuluar për arsye të panjohura.

“Unë nuk e di pse ai nuk ka ardhur, sepse në bazë të agjendës ai në këtë kohë do të vinte tek unë, mirëpo ai e ka devijuar agjendën, kështu që unë nuk kohë ta pres sepse kam obligime tjera dhe jemi duke u angazhuar në agjendën tonë për shënimin e 100 vjetorit të Tiranës” tha Veliaj për Indeksonline.

Siç duket takimi Kurti-Veliaj nuk do të realizohet, pasi kreu i Bashkisë së Tiranës tha se më vonë ka përmbushjen e agjendës së tij të paraparë më herët.


Të ngjashme