Në një kohë kur vendi po përballet me pandeminë e COVID-19, në Kuvendin e Kosovës po pritet që të procedohet mocioni i LDK’së për rrëzimin e Qeverisë që drejtohet nga Albin Kurti.
Megjithatë ministri i Mbrojtjes nga radhët e LDK’së, Anton Quni, i ka dhënë një orë kohë Kurtit që të shqyrtojë kthimin e Agim Veliut në punë dhe të heqë taksën me qëllim të kthimit mbrapsht të mocionit.
Mirëpo një ofertë e tillë e Qunit nuk i ka pëlqyer fare vetë Agim Veliut.
Në një prononcim për T7, Veliu ka thënë se mocioni nuk duhet të kthehet mbrapa dhe se pret rrëzimin e Qeverisë Kurti.