Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike do ta mbështesë Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Kjo është thënë pas një takimi që ka pasur sot ministrit i kësaj ministrie, Agim Veliu me drejtorin e AKP-së, Valon Tolaj, transmeton Ekonomia Online.
Në një komunikatë nga kjo ministri është thënë se Veliu e Tolaj, kanë diskutuar për projektet e përbashkëta të dy institucioneve dhe modalitetet e bashkëpunimit mes MPBAP-së dhe AKP-së.
“Ministri Veliu shprehi gatishmërinë e tij për mbështetje të AKP-së me qëllim të administrimit sa më të mirë të ndërmarrjeve shoqërore.”, është thënë në komunikatë.