Veliu i shpreh ngushëllime familjes së policit që vdiq nga Coronavirusi

Prishtinë | 13 Gus 2020 | 11:24 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu përmes një telegrami i ka shprehur ngushëllime, familjes së policit Gegë Prenaj që vdiq si pasojë e Coronavirusit.

Veliu ka thënë se ai shërbeu si një punonjës i dalluar deri në momentet e fundit të jetës së tij duke vënë rend dhe ligj.

Telegrami i plotë i Veliut:

E nderuar familja Prenaj,

Më lejoni të shpreh ngushëllimet e mija për më të dashurin tuaj, zyrtarin policor z. Gegë Prenaj.

Me pikëllim të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta e një polici të shkëlqyer, i cili ka shërbyer me dinjitet dhe krenari duke dhënë një kontribut të veçantë në Policinë e Kosovës.

Z. Gegë Prenaj, punonte prej vitesh në stacionin policor të Klinës. Ai shërbeu si një punonjës i dalluar deri në momentet e fundit të jetës së tij duke vënë rend dhe ligj.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës.

Me respekt,

Agim Veliu,

Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme

Të ngjashme