Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka mbajtur sot takim me Këshillin e Ministrave për Reformën e Administratës Publike.
Fillimisht temë diskutimi në këtë takim ishte mbështetja buxhetore për zbatimin e reformës së administratës publike.
Në takim ministri Veliu theksoi se përmes Kornizës Strategjike për Reformën e Administratës Publike 2015–2020 është synuar përmirësimi dhe funksionimi i administratës publike dhe ofrimi i shërbimeve më të mira për qytetarët.
Po ashtu, u bë edhe prezantimi dhe aprovimi i raporteve vjetore janar-dhjetor të vitit 2019 për zbatimin e Kornizës Strategjike për RAP.
Gjithashtu u diskutua për Skemën Young Cell, programi i BE-së për bursa post-diplomike për Kosovën, ku në veçanti u cekën temat për zbatimin e programit për bursa post-diplomike si dhe për bazën ligjore mbi punësimin e bursistëve sipas Ligjit për Shërbyes Publik.