Veliu pret në takim kryetarin e PD-së Basha, bisedojnë për njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Prishtinë | 20 Kor 2020 | 18:58 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha është pritur nga drejtuesit e LDK-së.

Kryetari i PD-së Basha në vizitën e tij në Kosovë, ka takuar shumicën e liderëve partiak, ku në takimin me Ministri e Punëve të Brendshme Agim Veliu, kanë diskutuar për situatën aktuale që është në Kosovë lidhur me Coronavirusin dhe zhvillimet tjera politike në vend.

“Ne sot patëm kënaqësinë që në selinë e LDK, të prisnim Kryetarin e Partisë Demokratike, zotin Lulzim Basha me bashkëpunëtorët. Ne diskutuam në përgjithësi situatën aktuale që është në Kosovë në lidhje me Covidin, por edhe me zhvillime të tjera politike që janë zhvillime edhe brenda për brenda Kosovës dhe zhvillimet që lidhen me pozicionimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Po ashtu, e diskutuam edhe bashkëpunimin tonë shumëvjeçar që, si parti simotra dhe anëtarë të Partive Popullore Europiane që jemi, është fjala për një bashkëpunim mëse 30–vjeçar dhe diskutuam për mundësitë e thellimit të këtij bashkëpunimi në të ardhmen”, tha Veliu.

Kryetari i PD-së Basha falenderoi Ministrin Veliun për bashkëpunimin.

Tutje, Basha foli edhe për investimin 30 vjeçar që kjo forcë politike ka lujatur si një shtyllë për stabilitetin politik në Kosovë.

Ai shtoi se ky investim 30 vjecar e ka pajisur LDK-në me një përvojë të jashtëzakonshme, duke nisur nga trashëgëmia e Ish-Presidentit Ibrahim Rugova.

“Falenderoi Veliun për bashkëpunimin, dhe i uroi shërim të shpejt liderit të LDK-së Isa Mustafa. Në selinë e LDK-së nënvizoi vlerësimin e tij dhe të PD-së për rolin që kjo forcë politike luan si një shtyllë e stabiliteti politik në Kosovë për investimin 30 vjecar për pavarësimin dhe shtetëformimin demokratizimin dhe udhëtimin e Kosovës për anëtarësim në Nato dhe Bashkimin Evropian, cka përbëjnë edhe shtratin e përbashkët”.

“Ky investim 30 vjeçar që e ka pajisur LDK-në me një përvojë të jashtëzakonshme dhe vlerësim që të kalojë bindjet politike mbarë qytetare dhe duke nisur nga trashëgëmia e Ish-Presidentit Ibrahim Rugova do të arrijë të përkthehet në bashkëpunim edhe me forcat e tjera politike në një të mirë për çdo qytetar në përballimin me Coronavirusin por edhe në plotësimin e aspiratave të qyetarëve të Kosovë për lëvizjen e lirë në Bashkimin Evropian dhe udhëheqjen me sukses të një investimi të përbashkët me ShBA-në dhe dialogun me Serbinë me synim njohjen reciproke mes dy vendeve”, shtoi Basha.

Pas këtij takimi, Basha do të takohet edhe me kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin.

Të ngjashme