Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu, priti në takim njoftues ambasadorin e Hungarisë në Kosovës, ozsef Bencze.
Në këtë takim ministri Veliu e njoftoi ambasadorin për zhvillimet e fundit në vend, menaxhimin dhe parandalimin e virusit COVID-19 dhe për situatën e përgjithshme të sigurisë.
Ministri Veliu theksoi se deri më tani ka ekzistuar një bashkëpunim i mirë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Hungarisë në koordinimin dhe shkëmbimin e informatave për parandalimin e të gjitha llojeve të krimit të organizuar.
Ndërsa ambasadori hungarez Jozsef Bencze vlerësoi lartë punën dhe angazhimin e Ministrit Veliu në fushën e sigurisë si dhe shprehi gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit mes të dy vendeve.