Vëllai 13 vjeç vret motrën 14 vjeçe në ShBA, pasi që u mundua të qëllonte dy persona që i morën një armë pa ia paguar paratë.
Policia lokale tha se djali, identiteti i të cilit nuk u zbulua, kishte blerë materiale në internet dhe kishte prodhuar armë gjysmautomatike në shtëpi, shkruan Independent, përcjell Gazeta Express.
Përmes një deklarate, policia tha se incidenti ndodhi të shtunën, kur dy njerëz shkuan në shtëpinë e adoleshentit për të blerë një armë. Në vend se të paguanin, dy personat ikën. Policia beson se djali qëlloi një herë në përpjekje për t’i ndalur.
“Sipas hetimit, ai po i qëllonte njerëzit që ia morën armën, por në vend të tyre e qëlloi motrën e vet. Është shumë pikëlluese që ndodhi vdekja e motrës së tij”, tha sherifi Tim Pounds.
Ndonëse në shtëpi u thirr ndihma e shpejtë, nëna e vajzës vendosi që ta dërgonte të bijën në spital me veturë. Vajza vdiq gjatë rrugës për në spital, raporton Associated Press.
Hetuesit e zbuluan biznesin e adoleshentit, pasi ia kontrolluan shtëpinë. Ai është arrestuar bashkë me një 19-vjeçar, i cili ishte përpjekur të blinte armë prej tij. Të dytë janë akuzuar për vrasje.