Vëllai i Agron Sylejmanit: Nuk jemi bastisur, po linçohemi

Prishtinë | 05 Kor 2017 | 14:30 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Raportimet se Policia e Kosovës dhe EULEX-i ka bastisur shtëpinë e Agron Sylejmanit, janë hedhur poshtë nga familja e këtij të fundit.

Driton Sylejmani vëllai i Agron Sylejmanit ka thënë për Ekonomia Online se këto kanë qenë disa dezinformata të mediumeve ose të qarqeve të caktuara të cilat siç tha ai kanë dashur ta njollosin emrin e vëllait të tij të ndjerë Agron Sylejmanit.

“Nuk është i rastësishëm dhe nuk është shkrim vetëm i sotëm, disa herë është etiketuar vëllai i cili ka 13 vjet që ka vdekur dhe bëhen akuza të pa baza. Nuk ka qenë askush në shtëpinë e vëllait, ato gjëra që po i vishen atij nuk qëndrojnë. Ato janë akuza që dikush mundohet të pastroj veten, dikush t’i ikë përgjegjësisë së vet, por ato janë gjëra të pa baza”, ka thënë Sylejmani.

“Ju bëjë apel që të mos hedhin gurë në njerëzit të cilët nuk janë gjallë, është e pa drejtë”, është shprehur Sylejmani.

Ndërsa, Këshilli Prokurorial i Kosovës njofton se sot është zhvilluar një operacion kërkimi dhe arrestimi si pjesë e hetimeve penale në vazhdim nga PSRK, ku janë ekzekutuar urdhra të dhënë nga një gjyqtar i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

“Operacioni është kryer nga Policia e EULEX-it dhe Policia e Kosovës. Dy persona janë arrestuar me urdhër të gjykatësit, ndërsa dy persona të tjerë janë arrestuar nga Policia e Kosovës për posedim të paligjshëm të armëve. Një person tjetër pritet të ekstradohet nga një shtet i jashtëm dhe të arrestohet gjatë ditës në lidhje me të njëjtin rast”, thuhet në njoftimin e KPK-së.

Rreth 35 zyrtarë policorë ndërkombëtarë dhe 100 zyrtarë policorë nga Kosova bënë kërkime në lokacione të ndryshme në lidhje me shtatë të dyshuar pjesë e hetimeve penale në vazhdim e sipër.

Këto hetime kanë të bëjnë me vrasjen e rëndë të dy zyrtarëve të UNMIK-ut dhe me tentimvrasjen e rëndë të dy zyrtarëve të tjerë të UNMIK-ut në vitin 2004.

Rasti është duke u hetuar dhe bashkërenduar nga një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Urdhrat për arrestimet dhe kërkimet janë dhënë nga një gjyqtar i Kosovës për procedurë paraprake.

 

 

Të ngjashme