Vëllai dhe motra e heroit Afrim Bunjaku: Shumë krenarë që ka rënë për atdhe – jemi dhe do të mbesim në tokën tonë

Prishtinë | 03 Tet 2023 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

Motra e heroit të Kosovës, Afrim Bunjakut, ka folur me krenari dhe dhimbje për humbjen e vëllait në Banjskë të Zveçanit pas sulmit terrorist të 24 shtatorit.

Ajo tha se ndjen krenari por edhe dhimbje të madhe për humbjen e vëllait.

“Krenohem se çfarë vëllai kam pasur, por aq sa krenari, është edhe dhimbje e madhe. Na la gruan, tre fëmijët, shumë dhimbje të madhe kemi. Na ka ardhur shumë papritur”, tha ajo për Euronews.

Ndërsa, vëllai i heroit të Kosovës tha se ndihet krenar që Afrim Bunjaku ka rënë për atdhe.

“Shumë krenar, krenaria është e madhe. Kemi dhimbje, por po na lehtëson kombi shqiptar prej Kosovës deri në Australi”, tha ai.

Vëllai i tij shpreson që rënia e Afrim Bunjakut të jetë kthesë historike për Kosovën.

“Ishalla është kthesë historike dhe ishalla është e fundit. Kemi shumë policë që kanë rënë, janë 23 deri më sot më vëllain tim. Mjaft më me këto. Jemi në tokë tonë dhe do të mbesim në tokë tonë. Është tokë shqiptare”, tha ai.

Të ngjashme