Vëllai dhe nipi i Halil Thaçit dyshohet se rrahën një qytetarë, flet babai i 18-vjeçarit

Prishtinë | 31 Dhj 2025 | 14:31 | Nga Ekonomia Online

Vëllai dhe nipi i Halil Thaçit, kryetarit të Obiliqit nga Vetëvendosje janë dërguar në paraburgim pasi dyshohet se kanë sulmuar mbrëmë një qytetar në fshatin Baimofc.

Periskopi ka kontaktuar Dalip Berishën, prindin e 18 vjeçarit që u sulmua.

Ai ka treguar për Periskopin se djali i tij sapo i ka mbushur 18 vjet dhe vitin e kaluar ai kishte pasur një ngacmim me djalin e vëllait të Halil Thaçit.

“Djali sapo i ka mbushur 18 vjet ka qenë i mitur në shkollë janë ngacmuar me djalin e vëllaut të Halil Thaçit, djali im i ka ra i ka një vit kjo punë. I kam dërguar njerzë si ne shqiptarët që e kemi zakon se më ka ardhur keq se kojshi këtu. Unë punoj saldues dhe kam punuar në shtëpinë e tyre. Me pas ditë se kish pasur rrugë nuk kisha ardh deri këtu. Djali i ka bërë 18 vjet kush nuk ka trokit për të, punon si call center nga shtëpia, është i sjellshëm”.

“Ky mbrëmë bashkë me gjithë djalë i kanë dalur. Se djali është njoftuar me një çikë dhe është shkuar tek miqtë në oborr aty i kanë ra fort”, ka thënë ai.

Dalip Berisha është veteran i Ushtrisë Çlirmtare të Kosovës (UÇK).

Të ngjashme