Vëllai i Astrit Ademajt: U vrave nga dora e mafisë politike dhe tradhtarëve, ndoshta edhe dikush do të vritet

Prishtinë | 29 Sht 2021 | 20:52 | Nga Ekonomia Online

Sot janë bërë tri javë që kur u vra kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj dhe ish kandidati i kësaj partie për kryetar të Deçanit, Blerand Kadrijaj.

Në këtë ditë përkujtimi, vëllai i Astrit, Armend Ademaj përmes një postimi në Facebook thotë se ishte krim politik.

“TRI JAVË MË PARË, në natën e zezë të 8 shtatorit 2021, prej dorës së një atentatori të mafisë politike dhe shumë tradhtarëve, u krye një KRIM POLITIK – u vra ASTRIT ADEMAJ! TRAGJEDI kjo që helmoi gjithë zemrat tona, dhe na e përmbysi botën përgjithmonë. VËLLA ASTRIT, që tri javë, familja, të afërmit dhe mijëra shqiptarë të mirë, po vajtojmë për ty! ASTRIT, ti me trup me të vërtetë vdiqe, por me emër kurrë, sepse emri yt është shkruar në zemrat tona të copëtuara! Ndoshta edhe dikush prej nesh do të vritet por të siguroj se ASNJË FORCË NUK DO TË MUNDET TË NA DORËZOJË PËR TË KËRKUAR DREJTËSI – ashtu siç nuk u dorëzove ti para shantazheve dhe kërcēnimeve të vazhdueshme në betejën elektorale”, ka shkruar Armendi.

Ai tutje shkruan: JEMI BETUAR PARA VARRIT TËND, për të mos lënë asnjë njollë figurës tënde, që ky krim monstruoz – i kryer ndaj teje, të zbardhet sa më shpejt, dhe e vērteta e hidhur ti komunikohet popullit.

“Aela dhe Buroni do të jenë krenarë për ty. GJAKU YT I DERDHUR ËSHTË AMANETI JONË!”, shkruan në fund ai.

Për këtë ngjarje, në paraburgim vazhdon të jetë vëllai tjetër i Astrit, Avni Ademaj, i dyshuar në përfshirje në këtë vrasje të dyfishtë.

Të ngjashme