Vëllai i Bahri e Fahri Fazliut tregon se çka mori EULEX-i nga banesa e tyre: Telefonin e djalit s’e kishin të shënuar

Prishtinë | 12 Sht 2023 | 12:52 | Nga Gresë Alija Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fadil Fazliu, vëllai i dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu, ka treguar se EULEX-i ka marrë nga banesa e tyre telefonin e tij e laptopin e punës, raporton Ekonomia Online.

Ai ka sqaruar se i është marrë edhe telefoni i djalit të tij, edhe pse në vendim nuk ishte evidentuar që të konfiskohet.

Falziu pohoi se sjellja e prestarëve të EULEX-it ka qenë korrekte dhe se nuk kanë kërkuar diçka konkrete, veçse kanë kontrolluar.

“Telefoni që ka fotografi familjare e shoqërore, laptopin e punës që punoj në KEDS. Më erdhe keq që edhe telefonin e djalit e morë, nuk e kishin në letër”.

“Kjo banesë ka shërbyer si bazë e UÇK-së deri në përfundim të luftës, por edhe sot është banesë e shoqërisë e shokëve tanë. Nuk ka kryeministër që nuk ka qenë këtu”.

“Të gjitha dokumentet që i kanë marrë, i kanë palosur prapë në vendin që kanë qenë. Aty ka pasur fotografi të dëshmorëve, por nuk iu interesonte. Asnjë pyetje s’na e kanë bërë”, është shprehur tutje ai.

Kurse avokati Artan Qerkini i ka quajtur të kota bastisjet e EULEX-it në banesën e familjarëve të dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu.

Qerkini ka thënë se gjatë bastisjeve, nuk është sekuestruar asnjë provë, përveç disa dokumenteve të cilat kanë qenë publike.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/brenda-baneses-se-deshmoreve-fazliu-pas-bastisjes-se-eulex-it-foto/

Të ngjashme