Fahri Fazliu e Afrim Zhitia punua së bashku për lirinë dhe pavarësinë e vendit, tha Fadil Fazliu, vëllai i Fahriut, raporton Ekonomia Online.
Ai ka kujtuar momentin e luftimi të dy heronjtë me forcat serbe ditë kua ta u vranë para banesë së tyre. Duke komentuar bastisjet e Speciales ai tha se këto veprime janë të padrejtat dhe se Gjykata po vepron siç po dëshiron vet.
“Sot është 34-vjetori i vrasjes së dy kolosëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, të cilët vepruan dhe punuan bashkërisht për kohë të gjatë për të ngritur në atë kohë kodin e demonstratave. Më kujtohet si sot rrethimi i banesës. Bashkë me Afrimin në Velani janë ardhur bashkë në banesë dhe e kanë vazhduar betejën bashkë një kohë të gjatë”.
“Nuk është një ndjenjë e mirë të kontrollohen familjet emblematike jo veç një, po rend që i kanë kontrolluar. Nuk është e arsyeshme të kontrollohet familja Fazliu, e cila ka dy dëshmorë. Veprimtaria e tyre është bukur e madhe edhe e bashkëluftëtarëve tjerë që janë Hagë sot atje të cilët kemi punuar bashkë një kohë të gjatë të kontrollohen kjo nuk është një ndjenjë e mirë”.
“Gjykata Speciale vepron në Kosovë si të do, dhe siç bënë ajo nuk është një ndjenjë e mirë pas 34 vjetësh të rënies së dëshmoreve po të i kujtojnë ato ndjenjat të cilat kanë qenë në vitin 1989 kur është rrethur banesa jonë”.