Vëllai i Florijana Ismajlit: Dyshojmë se ajo gjendet në fund të liqenit

Prishtinë | 02 Kor 2019 | 08:54 | Nga Ekonomia Online

Sa më shumë kohë po kalon nga zhdukja e futbollistës me prejardhje shqiptare, vëllai i saj shprehet i zhgënjyer dhe i pashpresë se ajo mund të gjendet e gjallë.

Ai në një intervistë për gazetën zvicerane Blick, theksoi se informacionet për motrën mungojnë por se dyshon se mund të jetë zhytur në liqenin e Comos.

“Ne ende nuk dimë asgjë. Ne jemi duke pritur për informacion, por ne dyshojmë se Florijana është në fund të liqenit”.

Autoritetet janë vënë në lëvizje për gjetjen e kapitenës së skuadrës zvicerane Young Boys.

Që nga dita e shtunë nuk ka asnjë shenjë nga ajo.

Sipas informacioneve të para ajo së bashku me një shok kishin hyrë në liqen me një barkë me motor dhe nga ai moment 24 vjeçarja nuk u rishfaq.

E në operacionin e kërkimit të pranishëm janë edhe familjarët.

Në ndërkohë ekipet e shpëtimit të liqenin e Comos ende mbetën në gjendje të lartë gatishmërie në kërkim të futbollistes me prejardhje nga Presheva, e cila mbron ngjyrat e kombëtarës së Zvicrës.


Të ngjashme