Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ende ëndërron të bëhet trajner i ndonjë ekipi kombëtar para se t’i japë fund karrierës së tij. Këtë e ka zbuluar vëllai i strategut spanjoll, Pere Guardiola.
Pep Guardiola nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e tij për ta drejtuar një ekip kombëtar në ndonjë turne të madh, si Kupa e Botës. Në të kaluarën, ai është përfolur për postet në Kombëtaret e Argjentinës dhe Brazilit.
Megjithatë, katalonasi më herët kishte sugjeruar se nuk ka shumë gjasa që ai ta marrë drejtimin e ekipit kombëtar të Spanjës, përderisa kontrata e tij me Manchester Cityn është e vlefshme deri në fund të sezonit të ardhshëm.
Pere Guardiola, i cili është agjent dhe bashkëpronarit i klubit Girona, thotë se vëllait të tij mund t’i interesojë pozita e trajnerit e ndonjë ekipi kombëtar.
“Brazili ka fituar gjithçka me trajnerë brazilianë. Mendoj se kemi mjaftueshëm trajnerë të huaj, nuk duhet ta kem gjithmonë të huaj trajnerin e ekipit kombëtar”.
“Pep ëndërron të bëhet trajner i ndonjë ekipi kombëtar ndonjë ditë, por ne do ta shohim se çfarë do të ndodhë”.
“Do ta shohim nëse do të vijë momenti dhe nëse ai do ta pranojë ndonjë ofertë. Nuk është diçka që mund të pritet të ndodhë tani”.