Vëllai i Liridona Ademajt kërkon dënim kapital ndaj të akuzuarve: E mirëpresim aktakuzën

Prishtinë | 15 Jan 2025 | 11:22 | Nga Ekonomia Online

Familjarët e Liridona Ademajt, kanë deklaruar se presin dënim kapital ndaj tani të akuzuarve, raporton Ekonomia Online.

Para mediave pas konferencës së Prokurorisë ku u njoftua për ngritjen e aktakuzës ndaj tre të dyshuarve për rastin e 30 vjeçares, vëllai i Liridona Ademajt që u vra më 29 nëntor të vitit 2023, tha se e mirëpresin ngritjen e aktakuzës, si dhe vazhdojnë të besojnë në drejtësi për dënim kapital ndaj tani të akuzuarve.

“E mirëpresim ngritjen e aktakuzës. Pra në emër të familjes ju falendërojmë të gjithë, edhe prokurorinë dhe hetuesinë. Ne kemi besuar në drejtësi dhe vazhdojmë të besojmë. Ajo çfarë duam është që sa më shpejt gjykata të vendosë një dënim kapital që të lehtësojë zemrat tona dhe të fëmijëve të saj sadopak”, tha ai

Leonard Ademaj u pyet dhe rreth motivt të vrasjes.

“Akoma nuk e kemi lexuar aktakuzën, kur ta lexojmë do ta shohim edhe ne. Është një ditë e rëndë për ne”, tha ai. 

Të ngjashme