Myxhahit Haskuka, vëllai i kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka, e ka sharë publikisht emisarin e presidentit amerikan për bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell, duke i thënë atij “homoseksual” në gjuhën turke.
Emisari amerikan, Richard Grenell sot ka dhënë një intervistë për T7. Kjo intervistë nuk u pëlqye edhe shumë nga zyrtarë e simatizues të partisë Vetëvendosje, shkruan Express.
Kjo pasi që Grenell deklaroi se kryeministri Albin Kurti e ka gënjyer për tarifën 100%, pasi që i ka thënë se do ta hiqte këtë tarifë sapo të vinte në pushtet.
Pas intervistës ka pasur shumë komente negative nga simpatizuesit dhe zyrtarët e lartë të partisë së Albin Kurtit.
Njëri ndër ta është edhe vëllai i kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka.
Vëllai i tij quhet Myxhahit Haskuka dhe me anë të një postimi në Facebook, ai ka sharë Grenellin.
”Ka lloj lloj ybne (homoseksualë) në këtë botë, po ky i Amelikës 100% (homoseksual), Prizrence”, ka shkruar ai në postimin e tij.