Vëllai më i vogël i presidentit amerikan Donald Trump, Robert Trump, është shtrirë në spitalin e New York-ut.
Sipas medieve të huaja, megjithëse shkaqet e gjendjes së tij ende nuk dihen, thuhet se i njëjti është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Zëdhënësi për medie në Shtëpinë e Bardhë, Kayleigh McEnany, e konfirmoi lajmin për ABC News, dhe shtoi se presidenti si dhe vëllai i tij kanë marrëdhënie të ngushta mes vete, si dhe Trump do të jep detaje të mëtutjeshme më vonë.
Ndërkohë, burimet i than ABC News, se presidenti i SHBA-së, do të vizitojë vëllanë e tij sot, megjithëse nuk ka ende diçka zyrtare.