Nicki Minaj është një prej këngëtareve më në zë të momentit, por tashmë ka zënë titujt e medieve falë vëllait të saj, i cili së fundmi është burgosur për përdhunimin e një vajze 11-vjeçare.
Jelani Maraj është shpallur fajtor për krimin tronditës nga një gjykatë në New York dhe mund të dënohet me 25 vite burg.
Motra e tij, Nicki Minaj, paraprakisht ishte shprehur se do ta mbështeste të vëllanë pasi besonte në pafajësinë e tij dhe kishte dyshime se e gjitha kjo histori ishte stisur nga nëna e vajzës për t’i zhvatur para.
Mirëpo, në gjyqin e mbajtur së fundmi, as këngëtarja dhe as vëllai i saj nuk dëshmuan në sallë. Të vetmit që kanë dëshmuar kanë qenë viktima që tashmë është 14 vjeçe dhe vëllai i saj, që thuhet se është dëshmitar okular.