KB Vëllaznimi ka njoftuar se ka nënshkruar me Bardhi Rexha.
Këtë klubi gjakovar e ka bërë të ditur në rrjetet sociale, transmeton Klankosova.tv.
“Rexha, i cili ishte pjesë e ekipit të Vëllaznimit në rikthimin tonë në Superligë, tash rikthehet në klubin tonë, të cilin ai e cilëson si “shtëpinë e dytë” të tij”, thuhet në njoftim.
“22-vjeçari dallohet për lojën e fuqishme në mbrojtje dhe shumëanshmërinë taktike në sulm, ku edicionin e kaluar ishte ndër lojtarët kryesor të KB Rahovecit”.
Ai luan në pozitat 3 dhe 4, por shpeshherë ka luajtur edhe në pozita tjera duke treguar shpirtin luftarak dhe shumëanshmërinë.
Edicionin e kaluar ai u paraqit në 24 ndeshje për KB Rahovecin ku regjistroi mesatare prej 7.5 pikëve, 5.4 kërcimeve dhe 1.6 asisteve për ndeshje.