Ekonomia Online
FUNDIT

Vëllezërit Esposito bëjnë histori me Italinë, s’kishte ndodhur që nga viti 1915

Vëllezërit Esposito bëjnë histori me Italinë, s’kishte ndodhur që nga viti 1915

Pio dhe Sebastiano Esposito kanë shkruar emrat e tyre në historinë e kombëtares italiane. Dy vëllezërit nisën së bashku nga minuta e parë në sfidën ndaj Turqisë, duke u bërë çifti i parë i vëllezërve që starton për Italinë që nga viti 1915. Rrugëtimi i tyre nisi te akademia e Interit, ku të dy u […]

Pio dhe Sebastiano Esposito kanë shkruar emrat e tyre në historinë e kombëtares italiane. Dy vëllezërit nisën së bashku nga minuta e parë në sfidën ndaj Turqisë, duke u bërë çifti i parë i vëllezërve që starton për Italinë që nga viti 1915.

Rrugëtimi i tyre nisi te akademia e Interit, ku të dy u formuan si futbollistë. Sebastiano u largua më vonë nga klubi zikaltër në kërkim të më shumë hapësirave dhe aktualisht është pjesë e Sassuolos, ndërsa Pio arriti të fitojë një rol në ekipin e parë të Interit, shkruan Indeksonline

Tashmë, rrugët e tyre janë bashkuar në skenën më të madhe: kombëtaren e Italisë.

Për Sebastiano Espositon, sfida ndaj Turqisë ishte edhe më speciale, pasi 24-vjeçari regjistroi debutimin e tij me fanellën e “Azzurrëve”. Në krahun tjetër, Pio, 21 vjeç, zhvilloi paraqitjen e tij të 10-të me Italinë.

Kështu, pas më shumë se një shekulli, një tjetër dyshe vëllezërish ka startuar së bashku për kombëtaren italiane.

Të ngjashme