Vëllezërit Leclerc, pilotët e së ardhmes

Prishtinë | 14 Jan 2019 | 13:11 | Nga Ekonomia Online

Përderisa vëllai i tij kohët e fundit ka siguruar njërin prej vendeve më të lakmuara në Formula 1, Arthur Leclerc është i zënë duke u munduar të bëjë karrierë si pilot garash.

18-vjeçari, vëllai i të cilit, Charlesi, do të jetë pilot i Ferrarit në edicionin e ri të Formula 1, është testuar te skuderia e Formula E – Venturi, të dielën në Marrakesh, shkruan sot Koha Ditore.

Arthuri është bashkuar me francezin Norman Nato për provën e pilotëve të rinj pas garës së dytë të kampionatit me vetura elektrike në Marok. Për të ky ishte testi i dytë pas atij që e patën në Spanjë gjatë vitit të shkuar në Formula E2 – gjenerata e dytë e garave me vetura elektrike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme