Të hënën në Prishtinës, ku dy vëllezër janë përleshur mes vete dhe për pasojë kanë përfunduar në pranga të Policisë.
Burimet nga Prokuroria për sinjal kanë bërë me dije se dy vëllezërit janë kapur mes vete, dje në orët e mesditës, për shkak të një konflikti për pronë.
Sipas informacioneve të para, mes dy palëve fillimisht ka nisur një zënkë, por për shkak se të njëjtit s’janë marrë vesh, janë rrahur me njëri-tjetrin, duke pësuar kështu lëndime trupore.
Posa rasti është denoncuar, të dyshuarit janë arrestuar nga Policia dhe më pas janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me rastin.
Gjatë kontrollit, te njëri prej të dyshuarve, Policia ka konfiskuar edhe një armë zjarri me një karikator të zbrazët.
Pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të Prokurorit të Shtetit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre janë iniciuar rastet për veprat penale “Sulm” dhe “Armëmbajtje pa leje”.