Granit dhe Taulant Xhaka uruan pranë bashkëshorteve.
Granit Xhaka zgjodhi një foto bashkë me gruan dhe vajzën për ta uruar Vitin e Ri, shkruan lajmi.net.
Ai përmend faktin se këtë vit do ta mbajë mend si vitin kur lindi vajza e tyre dhe përmend sukseset e ngecjet në futboll.
“Dua t’ju uroj juve dhe familjeve tuaja gjithçka më të mirë për vitin 2020 Për ne, gjithmonë do të shikojmë vitin 2019 si një vit të mahnitshëm – vitin që lindi vajza jonë e bukur Në anën e futbollit, ka pasur ulje-ngritje – tani është krejt për të dhënë gjithçka për t’u siguruar që viti i ardhshëm është një special për të gjithë ne”, ka shkruar Graniti.
Kurse, Taulanti uroi pranë gruas me një foto, ku shkroi “Urime Viti i Ri”.