Kanë përfunduar katër ndeshjet e para të kësaj jave në Superligën e Kosovës në futboll.
Takime tejet interesante u zhvilluan në Skenderaj, Mitrovicë dhe Podujevë, ndërsa në Gjilan, Drita nuk kishte probleme ta mposhtë skuadrën e fundit në tabelë KEK-un.
Llapi vazhdoi serinë e fitoreve me trajnerin Tahir Batatina, ku kësaj radhe mposhti Ferizajn me rezultat 2 me 0.
Golat për skuadrën vendase i shënuan Ahmet Januzi dhe Festim Alidema, të cilët ia siguruan tri pikë mjaft të rëndësishme llapjanëve.
Drita ka deklasuar KEK-un duke arritur kështu fitoren e gjashtë radhazi, ndeshja në Gjilan përfundoi me rezultat 4 me 0 në të mirë të vendasve, transmeton KP.
Ndërkohë në Mitrovicë, Trepça 89 ka arritur të marr 3 pikë tejet të rëndësishme në luftën për ti ikur barazhit. Këtë herë mitrovicasit kanë mundur skuadrën e Flamurtari me rezultat minimal 1 me 0.
E vetmja ndeshje e cila ka përfunduar pa gola është ndeshja e zhvilluar në Skenderaj, ku Drenica dhe Gjilani kanë ndarë pikët.
Tabela aktuale është kjo.