Vendbanimet prej nga vijnë rastet me COVID-19, sërish prin Prishtina

Prishtinë | 20 Tet 2020 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Gjatë 24 orëve të fundit, si pasojë e Coronavirusit në vendin tonë është shënuar një vdekje.

Personi që ka humbur jetën po trajtohej në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Brenda një ditë në vendin tonë janë konfrmuar 130 raste me koronavirus, ndërsa 71 janë shëruar.

Për nga numri i rasteve të reja, sërish prin Prishtina.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 52 raste, komuna Gjilan 16 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Podujevë 8 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Lipjan, Skenderaj dhe Suharekë”, njofton IKSHPK.

Të ngjashme