Vendet evropiane gradualisht i lehtësojnë masat anti-pandemi

Prishtinë | 03 Maj 2021 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Disa vende evropiane kanë filluar gradualisht t’i lehtësojnë masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Kjo edhe pse numri i rasteve të reja me koronavirus vazhdon të mbetet i lartë nëpër shumë vende, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Në Francë për shembull nxënësit e shkollave të mesme janë lejuar që t’i kthehen mësimit.

Mirëpo tarracat e hapura të kafeneve dhe restoranteve në Francë nuk do të lejohen të rihapen deri më 19 maj së bashku me muzetë, kinematë, teatrot dhe sallat e koncerteve.

Në Greqi po ashtu disa kufizime që kanë qenë në fuqi që nga muaji nëntor, janë hequr të hënën.

Po ashtu edhe në Itali studentëve iu është lejuar kthimi nëpër shkolla si dhe muzetë dhe kinematë lejohen t’i zhvillojnë aktivitetet e tyre në ambiente të hapura.

Holanda po ashtu të mërkurën e ka hequr orarin kufizues që ishte vendosur në muajin janar në mbarë vendin.

Të ngjashme