Më 3 prill 1973, punonjësi i kompanisë “Motorola”, Martin Bell, bëri thirrjen e parë me telefon në botë.
Rreth 50 vjet më vonë, më shumë se 5 miliardë njerëz janë të lidhur me shërbimet mobile dhe mbi gjysma janë përdorues të smartfonëve. Por, ndërkohë që qasja në internet vazhdon të përmirësohet në mbarë botën, vendet e zhvilluara ende përbëjnë pjesën më të madhe të përdoruesve të smartfonëve.
Në Korenë e Jugut 95% e të rriturve kanë një smartfon dhe 5% kanë një celular të zakonshëm. Në të kundërt 75% e të rriturve në Indi nuk kanë një smartfon, edhe pse 40% kanë një celular të zakonshëm.
Ndarja dixhitale
Korea e Jugut është lider botëror në përdorimin e smartfonëve, është i vetmi vend ku 100% e popullsisë së rritur kanë një smartfon.
Shifra të përafërta shfaqen në Izrael, Holandë dhe Suedi, ku më shumë se 85% e të rriturve kanë smartfonë dhe vetëm 2% nuk kanë fare celularë.
Në Poloni dhe Rusi, ku 30% dhe 34% e të rriturve përdorin celularë të thjeshtë, norma e pronësisë së smartfonëve është dukshëm më e ulët, respektivisht 63% dhe 59%.
Por Kanadaja, ku një e katërta e popullsisë nuk ka telefon celular, është një përjashtim i dukshëm midis vendeve të zhviluara.
Japonia – ndoshta çuditërisht, duke pasur parasysh fiksimin e vendit me pajisje të teknologjisë së lartë – gjithashtu ka një shkallë relativisht të ulët të pronësisë së smartfonit në 66%.
Ndërsa smartfonët janë ende përtej mundësive të komuniteteve më të varfra, standardet e jetesës në rritje po krijojnë tregje të reja në të gjithë botën në zhvillim. Kina dhe India tani kanë tregje më të mëdha të smartfonëve se SHBA, ndërsa Indonezia dhe Brazili po rriten me shpejtësi.
Hulumtimi Pew tregon se në vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim, personat nën 35 vjeç të arsimuar, me të ardhura më të larta kanë më shumë gjasa të kenë një smartfon.
Në vendet në zhvillim me qasje të kufizuar në arsim, ky hendek bëhet edhe më i gjerë. Për shembull, në Nigeri 58% e të rriturve me arsim të mesëm përdorin mediat sociale, krahasuar me vetëm 10% të atyre që kanë më pak arsim.