Vendet mosnjohëse njoftohen për hapat e fundit në dialog

Prishtinë | 25 Jan 2023 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Varg takimesh me shtetet mosnjohëse të Kosovës ka zhvilluar ditët e fundit emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Pas vizitës javën e shkuar në Prishtinë e Beograd, Lajçaku ka njoftuar për zhvillimin e dialogut të paktën katër shtete mosnjohëse.

Më 23 janar, Lajçaku në Twitter falënderoi Spanjën e Sllovakinë për mbështetjen dhënë dialogut.

“U takova sot me ministrin e jashtëm të Spanjës, Malbares, për ta përditësuar atë për gjendjen e lojës në dialog. Ne kemi nevojë për progres të shpejtë në këtë moment kritik drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Mirënjohës për Spanjën për mbështetjen e fortë ndaj përpjekjeve të BE-së”, pati shkruar Lajçak në Twitter për takimin me ministrin e Jashtëm të Spanjës, Jose Manuel Albares.

Të ngjashme