Formimi i institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit duhet të bëhet sa më shpejtë pas certifikimit të rezultateve, në mënyrë që të shmanget ndonjë krizë institucionale, ka thënë Albert Krasniqi, menaxher i programeve në Demokraci Plus, në një intervistë për Ekonomia Online.
Ai thotë se duke qenë se vendi është më një ushtruese të detyrës së Presidentes dhe ka paqartësi se çfarë do të bëhet kur përfundon mandati i presidentit në detyrë, partitë politike duhet të tregohen të përgjegjshme karshi situatës.
“Duke e pasur ushtrues detyre të Presidentin kjo e nxitë nevojën që konstituimi i institucioneve të jetë sa më i shpejtë dhe po ashtu që partitë politike të tregohen më të përgjegjshme karshi situatës që është për mos të lejuar vakum institucional”.
“Ka shumë paqartësi se çfarë do të bëhet me atë se çfarë do të bëhet në rast se skadon mandati prej 6 muajsh të ushtrimit të postit të Presidentit që është deri më 5 maj të këtij viti. Do duhej që sa më shpejtë partitë politike të marrin hapa sa më shpejtë në formimin e institucioneve por që tani ato janë peng i certifikimit të rezultateve”, ka thënë Krasniqi.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit fituese e zgjedhjeve ka dal Lëvizja Vetëvendosje në koalicionin me Vjosa Osmanin, që pritet të mos kenë problem për ta formuar Qeverinë, por u mëngojnë votat e mjaftueshme të paktën për ta pasur kuorumin për zgjedhjen e Presidentit.
Ditë më parë ka pasur edhe një debat se a duhet të zgjedhet së pari Presidenti apo Qeveria.
E sipas Krasniqit, pas konstituimi të Kuvendit i takon Kryesisë të vendos se cilën do ta ketë në rend dite.
Ai thotë se nuk do të ishte gabim nëse edhe Qeveria zgjedhet para Presidentit, ndonëse ai vlerëson së më e udhës është që së pari të zgjedhet i pari i vendit.
“Pasi që të zgjedhjet Kuvendi nuk ka një rregull se cili a duhet të zgjidhet e para Qeveria apo Presidenti, për shkak se kjo është në detyrë të Kryesisë së Kuvendit që të vendos për rend të ditës se cilës do t’i jap prioritet. E rrugës do të ishte që e para të bëhet zgjedhja Presidenti për shkak se ai do t’i jepte legjitimitet pastaj edhe zgjedhjes së Qeverisë dhe kështu nuk do të mund të shkohej në zgjedhje të parakohshme. Zgjedhja e Qeverisë do të ishte një hap i dytë dhe kjo është një praktikë e cila është ndjek edhe në vitin 2011 kur kemi qenë në situatë të ngjashme me rastin e zgjedhjes së presidentin Pacolli kur s’kemi pasur as President e as qeveri të zgjedhur nga ai Kuvend, por kjo do të varet nga vullneti i Kryesisë së Kuvendit, por s’do të ishte gabim edhe nëse qeveria zgjedhet e para e më pas presidenti”, ka thënë Krasniqi.
Por, formimi i institucioneve ka mbetu peng i certifikimit të rezultateve pasi ende s’ka përfunduar numërimi i rezultateve.
Kjo për arsye se deri më tani KQZ-ja ka dërguar mbi 500 vendvotime janë dërguar në rinumërim, pas ka pasur shpërputhje në mes të votave të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë.
E sipas Krasniqit kjo po ndodh për shkak se komisionerët e partive politike po manipulojnë më vota të kandidatëve duke shtuar se në kuadër të Reformës Zgjedhore do duhet të parashihej që në vendvotime të numërohen vetë votat e subjekteve politike kure ato të kandidatëve në QNR, ku do të kishte një mbikëqyrje më të rreptë.
“Parregullsitë po janë aty kur po numërohen votat e kandidatëve për shkaka se secili komisioner i numëron votat e subjektit të vet dhe nuk ka mbikëqyrje adekuate ndaj tyre dhe po ashtu plotësimi i formularëve, pastaj duke menduar që t’i manipulojnë ti rrisin votat e kandidatëve të caktuar nuk i bëjnë llogaritë siç duhet dhe kështu del që kandidatët kanë më shumë vota se subjekti politikë. Do të ishte mirë që të rishikohet me Reformë Zgjedhore që në vendvotime të bëhet vetëm numërimi i votave për subjekte politike në mënyrë që në atë natë t’i kemi rezultatet preliminare për subjektet politike kurse votat e kandidatëve të numërohen në QNR me një sistem të mbikëqyrjes qoftë me kamera”, ka deklaruar Krasniqi për Ekonomia Online.
Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve të dielën ka nisur numërimi i votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta, ku pas tyre mbesin për tu numëruar edhe votat nga diaspora, e pas përfundimit të ankesave do të bëhet edhe shpallja e rezultateve përfundimtare dhe certifikimi i tyre.