Tifozët e Juventusit kanë mbetur keq pasi kanë blerë fanellën e Leonardo Bonuccit për sezonin e ri.
“Condacons”, organizata në përkujdesje të blerëve ka kërkuar që tifozëve të cilët e kanë blerë fanellën e Leonardo Bonuccit për sezonin e ri, t’u ndërrohet me një tjetër.
Bonucci u largua nga Juventus duke nënshkruar me rivalin nga Serie A, Milan.
Por, shumë prej tifozëve kanë blerë fanellën e tij për sezonin 2017/18.
“Condacons” kanë kërkuar zëvendësimin e tyre me fanellën e ndonjë futbollisti tjetër.