Vendim pa bazë ligjore, kontestohet shkarkimi i UD të Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi

Prishtinë | 22 Nën 2025 | 08:30 | Nga Diellza Gashi

Instituti i Kosovës për Drejtësi(IKD), e vlerëson të kundërligjshëm vendimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për shkarkimin e Besim Kelmendit nga pozita e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, raporton Ekonomia Online.

Hulumtuesi nga IKD, Gzim Shala në një intervistë për Ekonomia Online, e ka quajtur vendim arbitrar dhe të kundërligjshëm e i cili haptazi paraqet tendenca për mbajtjen e korporatizimit brenda sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës.

“Në rastin konkret mënyra se si ka funksionuar KPK përkatësisht një pjesë e saj gjatë takimit, defivinivisht është një sjellje tërësisht arbitrare, tërësisht e kundërligjshme, dhe haptazi paraqet tendencën për mbajtjen e korporatizimit brenda sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës. KPK-ja në asnjë rrethanë as nuk mund të mbajë takim e aq më pak të marr vendime me pesë anëtarë për shkak se nuk përbënë kuorumin e nevojshëm prej gjashtë anëtarëve që këtë kuorum nuk e kishe të në takim, u bë një propozim shkarkimi i u.d. i kryeprokurorit të shtetit dhe caktimi i u.d. të kryeprokurorit të ri të shtetit. E gjithë kjo pa pasur kuorum për të mbajtur fare mbledhje, kjo pasi u konstatua që nuk ka kuorum dhe u mbyll takimi më pastaj ata u rikthyen dhe e morën këtë vendim. Në rastin konkret përpos që nuk kishte kuorum në momentin kur mbyllet takimi sipas ligjit për kërkohet thirrja e një takimi të rregullt ku duhet të njoftohen të gjithë anëtarët dhe gjysma plus një i tyre duhet që të jenë prezent. Për këtë arsye është një kundërligjshmëri dhe arbitraritet i hapur dhe është një tendencë e hapur për ruajtjen e korporatizimit dhe sistemi prokurorial të sistemi prokurorialtë Kosovës”, tha ai.

Ai rikujton edhe paralajmërimin që kishte dhënë Zyra e Bashkimit Evropian përmes një letre e ku kishtr përmend edhe çështjen e emrit të Kryeprokurorit të Shtetit.


“Fillimisht kohë më parë zyra e BE-së në Kosovë kishte dërguar një letër në sistemin prokurorial të Kosovës ku paralajmëronte disa çështje në drejtim të sabotimit nëse mund të themi të reformës në KPK ku përmendej edhe çështja e ndryshimit të emrit në kryeprokurorit të shtetit dhe zyra e BE-së iu bënte thirrje të njëjtëve që të mos ta bëjnë veprimin të cilën e bënë. E gjithë kjo situatë dhe mënyra se si është trajtuar ky rast”, shpjegoi Shala.

Ai shpjegoi pse ky vendim është i kundërligjshëm dhe nuk lë hapësira për interpretime tjera.


“Mbi të gjitha po e ritheksoj vendimmarrja pa kuorum me mbledhjen e KPK-së tregon përpos kundërligjshmëri tregon tendenca të hapura për mbajtjen e koporatizimin brenda sistemin prokurorial të Kosovës, në janar të vitit të ardhshëm pritet që KPK ta ketë një përbërje tjetër për shkak se edhe numri i anëtarëve sipas ligjit të rri të KPK-së që përbën reformën në KPK-së dhe redukton numrin e anëtarëve nga 13 në shtatë. Tregojnë për dyshime se kemi të bëjmë me tentativa për mbajtjen korporatizimit brenda sistemit prokurorial”, ka shtuar ai.

Në mbledhjen e 278 të Këshillit Prokurorial të Kosovës u propozua shkarkimi i Besim Kelmendit nga pozita e UD të Kryeprokurorit të Shtetit, por këtu vet Kelmendi tha se kjo po bëhet me tendencë dhe me direktivat të një grupi dhe një individi, e që aludon në Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

Mes diskutimeve katër nga anëtarët lëshuan takimin, e të njëjtën gjë bëri edhe Kelemendi.

Por ndonëse u mbyll takimin meqenëse konsiderohej e mbyllur, pesë nga anëtarët e tjerë pa ndojë lajmërim paraprak e nisën një tjetër takim, ku me pesë vota “për” e shkarkuan Besim Kelmendin nga pozita e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shteti.

Shkarkimi nga pozita e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit erdhi pasi ai një ditë u intervistua si dëshmitar për rastin e Masakrës së Reçakut.

Megjithatë, se u shkarkua nga pesë anëtarët e KPK-së, Kelemendi tha ta ketë kuptuar nga mediat.
Por Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka reaguar ndaj këtyre deklaratave duke i quajtur të pasakta, pasi që sipas tyre PSRK-ja dhe as Kryeprokurori, nuk ka ushtruar dhe nuk mund të ushtrojë ndikim në çështjet që janë kompetencë ekskluzive e KPK-së.

“Çdo përpjekje për të përfshirë Prokurorinë Speciale në debate të brendshme të KPK-së, dëmton integritetin e sistemit prokurorial. Kryeprokurori, z.Blerim Isufaj, mbetet i përkushtuar që të ushtrojë mandatin në krye të Prokurorisë Speciale, duke përjashtuar çdo pretendim për ushtrimin e ndonjë pozite tjetër, çka dëshmohet edhe me emërimin e një prokurori nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit në pozitën e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit”, u tha në reagimin e PSRK-së.

Si ushtrues detyre i Kryeprokurorit ë Shtetit, është caktuar Agron Qalaj.

Shkarkimi i Besim Kelmendit vjen një ditë pasi ai e ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media, në të cilën i ka mohuar raportimet se ka bashkëpunuar me gjyqtaren serbe, Danica Marinkoviq, më 1999, e cila e kishte përsipër rastin e masakrës së Reçakut.

Atëbotë, Marinkoviq punonte si gjyqtare në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, dhe e kishte cilësuar masakrën si “ngjarje të trilluar”.

Në atë masakër u vranë 45 civilë shqiptarë.

Të ngjashme