Kosova nuk ka qeveri funksionale. Qeveria Kurti e ka humbur besimin ne Kuvend me 82 vota.
Aktualisht kjo qeveri mbetet ne detyre dhe rrjedhimisht me pushtet te kufizuar.
Përpjekja që të shfrytezohet kriza me pandeminë për të qëndruar në pushtet pa shumicë parlamentare është anti-shtetërore. LV dhe vetë Kurti duhet ose te japin emrin e mandatarit ose te deklarohen per zgjedhje e reja, e ne nderkohe te mos merren vendime nje-partiake dhe ne fund te dalin kunderkushtetuese.
Sepse ta kemi te qarte, vendimet is ky i sotmi, e edhe ato te mehershmet nuk jane vendime te nje qeverie, jane vendime te nje partie.
E ne kohe krizash sikur kjo qe eshte tash, vendimet do te duhej te merreshin me nje konsensus te gjere partiak dhe pa klecka e inate politike sic po ndodh tash.