Ish-presidenti amerikan, Barac Obama, ka thënë se se vendimi “më guximtar” që ka marrë përgjatë detyrës së tij është mos bombardimi i Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një intervistë për Jack Schlossberg, nipin e presidentit të 35-të të SHBA-ve, John F. Kennedy, i cili ka humbur jetën si pasojë e një atentati, ish-presidenti Obama tha se “Vendimi që ka kërkuar më shumë guxim politik ka qenë mosbombardimi i Sirisë pas njoftimit në opinionin publik se në Siri ishte përdorur armë kimike dhe për bisedimet me ata (regjimin e Asadit) për eliminimin e armëve kimike.”