Vendimi i KQZ-së për votimin nga diaspora – i drejtë dhe demokratik

Prishtinë | 12 Jan 2021 | 10:49 | Nga Driton Smakaj

Vendimi i KQZ-së për verifikimin e votës që bëhet nga diaspora është vendim i drejtë dhe mbronë parimet bazë të demokracisë.

Duke pasë parasysh që klasa politike janë në gjendje të bëjnë lloj-lloj lojërash për të arritur qëllimet e tyre politike, atëherë gjasat janë reale që persona të caktuar të ulen në një kafiteri të Berlinit dhe të mbushin mijëra fletëvotime dhe t’i dërgojnë ato vota me postë në Kosovë.
Mos veririfikimi i votës, bie ndesh me vullnetin për të zgjedhur, bie ndesh me përcaktimin e vullnetit të popullit.

Qasja më e drejtë do të kishte qenë që mërgata të votonte në Konsullata apo në Ambasadat e Kosovës, por meqë kjo gjë nuk është organizuar me kohë, atëherë verifikimi i votës përmes telefonit apo edhe përmes ndonjë forme tjetër, do të ishte minimumi që KQZ do të duhej të bënte.

Realisht KQZ duhet edhe të ofrojë një shërbim shtesë, të lë të paktën dhjetë numra telefoni të gatshëm të përgjigjen në orarë pune prej 8 orësh në ditë, ku vet qytetarët mund të telefonojnë nga diaspora dhe të verifikojnë votën.

Të ngjashme