Vendimi i kryeministrit për stimulim të prokurorëve specialë, vlerësohet korruptues

Prishtinë | 11 Dhj 2018 | 07:28 | Nga Ekonomia Online

Paga prej 2500 eurosh nuk po i bind prokurorët specialë, të cilët i trajtojnë rastet e korrupsionit, që të bëhen pjesë e Prokurorisë Speciale, institucion që do të duhej të ndiqte rastet korruptuese të atyre që cilësohen si profil i lartë.

Për këtë arsye kryeministri Ramush Haradinaj ka paralajmëruar se nga e marta të gjithë prokurorët specialë do të përfitojnë shtesa për punën e tyre në hetimin e veprave që lidhen me korrupsionin, shkruan Koha Ditore.

Përderisa vetë zyrtarët e Këshillit Prokurorial kanë deklaruar se është e domosdoshme të paguhen prokurorët specialë më shumë se prokurorët e prokurorive themelore për shkak të natyrës se punës në Prokurorinë Speciale, organizatat e shoqërisë civile që e monitorojnë sistemin e drejtësisë e cilësojnë plotësisht korruptuese pagesën e shtesave për prokurorët, paga e të cilëve sillet rreth 2500 euro.

Gazeta i ka krahasuar pagat e prokurorëve kosovarë me pagat e kolegëve të tyre në rajon. Prokurorët kosovarë edhe pse punojnë në një shtet që ka pagën mesatare me të ulët në rajon paguhen me pagat më të mira.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme