Nisma Socialdemokrate ka paralajmëruar për nesër një konferencë për media.
Në këtë konferencë do të flas kryetari i saj, Fatmir Limaj.
“Konferenca mbahet në selinë qendrore të Nismës duke filluar nga ora 14:00. Ftohen mediet ta përcjellin këtë konference”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Nismës Socialdemokrate.
Ndryshe, Limaj në këtë konference pritet të deklarohet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Ligjit për Kompetencat e Delegacionit Shtetëror.