Vendimi i LDK-së për Vjosa Osmanin, përplas Imer Mushkolajn dhe Dardan Gashin

Prishtinë | 01 Pri 2021 | 20:59 | Nga Ekonomia Online

Njohësit e çështjeve politike, Imer Mushkolaj dhe Dardan Gashi, janë përplasur për vendimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të qëndruar në sallë në momentin kur hedhet në votim Vjosa Osmani, për t’u bërë presidente,

Dardan Gashi ka hedhur kritika ndaj kryetarit të Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, për këtë vendim, duke thënë se ka marrë mbi vete një barrë e cila nuk ishte e tij.

Sipas Gashit, ky vendim i LDK-së, është i pakuptimtë dhe si i tillë nuk do të duhej të merrej.

Kjo gjë është kundërshtuar nga ana e Mushkolajt, i cili ka thënë se LDK më në fund ka dalur nga logjika e vjetër e të bërit politikë dhe hakmarrje politike, duke mos i interesuar asgjë tjetër.


Të ngjashme