Vendimi i Maqedonisë së Veriut për të kërkuar test të Coronavirusit, reagon ministri Zemaj

Prishtinë | 09 Kor 2020 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes ka reaguar rreth vendimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të kërkuar test të COVID-19 për personat që kalojnë kufirin vështirëson qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave mes dy shteteve

Ai ka thënë se ka shprehur shqetësimin e tij përmes ambasadorit të Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gjergj Dedaj.

Ky është postimi i plotë i ministrit Zemaj:

Vendimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të kërkuar test të COVID-19 për personat që kalojnë kufirin vështirëson qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave mes dy shteteve.

Përmes ambasadorit të Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gjergj Dedaj, kam shprehur shqetësimin për këtë veprim të nxituar dhe kam kërkuar që të evitohen barrierat e vlerësimit dhe angazhimit dy palësh të situatës epidemiologjike dhe lëvizjes së lirë.

I kërkova ambasadorit që të adresoi tek organet kompetente nevojën e bashkëpunimit ndërshtetërorë me qëllim të tejkalimit të pandemisë dhe koordinimit të përbashkët në luftën kundër virusit korona.

Të ngjashme