Pas deklaratës së deputetit të LDK-së, Arben Gashi se Nekibe Kelmendi nuk është shkarkuar, por është tërhequr me kërkesë të LDK-së, ka reaguar vajza e Nekibe Kelmendit, Kosovarja.
Ajo ka thënë për Koha.net se nëna e saj nuk është tërhequr por është shkarkuar nga kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, me partinë e të cilit PDK, kishte koalicion LDK-ja.
Si dëshmi ajo ka dërguar vendimin për shkarkim të nënshkruar nga Hashim Thaçi, të datës 31 mars 2010.