Vendimi i Qeverisë për shtesat për pensionet, Krasniqi: Rast tipik i abuzimit për përfitime të partisë në pushtet

Prishtinë | 27 Tet 2021 | 15:46 | Nga Ekonomia Online

Analisti Albert Krasniqi ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për shtesat e pagesave të skemës së ndihmës sociale.
Ai ka thënë se këtë Qeveria Kurti po e bënë në kohë fushate dhe kjo sipas tij është abuzim me resurset shtetërore me të vetmin qëllim që të përfitoj Lëvizja Vetëvendosje në raundin e dytë të zgjedhjeve që mbahen me 14 nëntor.

Sipas tij ka mbetur vetëm të premtohet se Zhegra dhe Zhuri do të bëhen komuna.

Reagim i plotë:
Vendimi i Qeverisë – në kohë të fushatës zgjedhore – për dyfishimin e pagesës për përfituesit e skemës së ndihmës sociale për dy muaj; dhe për ndarjen nga 100 euro shtesë për pensionistët për një muaj; është rast tipik i abuzimit me resurset shtetërore për përfitime të partisë në pushtet. Kësisoj, dëmtohet procesi zgjedhor përmes krijimit të pabarazisë zgjedhore me partitë tjera në opozitë.
Aq më keq, kur për forma të tilla të abuzimit keni kritikuar qeveritë e kaluara – keni kërkuar mbështetje për të vepruar ndryshe – dhe tani kur e keni rastin, e bëni pikërisht të njëjtën.
Ka mbetur vetëm edhe të premtohet që Zhegra dhe Zhuri do të bëhen komuna.

Të ngjashme