Vendimi i parë i Gjinit – transporti për nxënësit

Prishtinë | 18 Dhj 2017 | 13:22 | Nga

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, menjëherë pas marrjes zyrtare të detyrës e ka vendosur nënshkrimin e parë zyrtar nga ky post, nënshkrim që është vënë mbi vendimin për fillimin e transportit për nxënësit e komunës së Gjakovës.

Ceremonia e nënshkrimit është bërë në praninë e mediave, me ç ‘rast kryetari Gjini ka thënë se ky proces i vonuar mbi një vit e gjysmë sot po nis në të mirë të nxënësve, ndërsa ka premtuar se qeverisja e re nuk do të lejojë që procese të tilla kaq të ndjeshme të zvarriten apo vonohen në të ardhmen, njofton Klan Kosova.

I pari i Gjakovës sikurse në mbledhjen e Asamblesë ka bërë të ditur se tenderi për transportin e nxënësve, ai për mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve dhe të gjithë tenderët tjerë që kanë limit kohor të realizimit do të shpallen dhe do të jenë të gatshëm me kohë përgjatë katër viteve të ardhshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme